×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Mikja e ngushtë e ministres Hajdari punësohet nga Qeveria Kurti

    Insajderi
    16 September 2023 - 14:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Azra Lajqi, mikja e ngushtë e ministres Rozeta Hajdari është punësuar si inspektore e arsimit në Pejë. Gazeta Insajderi ka siguruar dokumentin e punësimit të saj, vendim ky i marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Lajqi po ashtu ishte edhe kandidate për asamble e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Pejës në zgjedhjet e fundit lokale.

    Konkursi për “Specialist të Arsimit” në Pejë i hapi rrugë punësimit të shoqes së ngushtë të ministres Hajdari. Lajqi zyrtarisht me 12 shtator u punësua si inspektore e arsimit.

    Lajqi mohon ndikimin politik në punësim

    Ish kandidatja për asamblistë e kontaktuar nga Gazeta Insajderi ka mohuar se ka ndikim politik në punësimin e saj, ndonëse nuk u shpreh plotësisht e bindur “Nuk e besoj”, tha ajo.

    Lajqi tha se ka 10 vite përvoj në arsim.

    Po unë jam pranuar si inspektore e arsimit. Nuk e besoj që ka pasur të bëjë me ndikimin politik aspak. Unë jam shumë e përgatitur, kam punuar shumë edhe kam thënë se në momentin e parë që hapet një pozitë për inspektore unë do të konkurroj. Kam 10 vite përvoj në arsim, e di se çka jam problemet në atë fushë“, deklaroi Lajqi për Insajderin.

    Punësimi dhe marrdhënia me ministren Hajdari

    Konkurs në të cilin Azra Lajqi u ‘rehatua’ me pozitë ishte shpallur nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publike në kuadër të MPB-së.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe dokumentin e punësimit të saj në pozitën “Inspektore e Arsimit”.

    Miqësinë e ngushtë të Ministres se Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, me të punësuarën e dëshmon më së miri një postim i vetë Hajdarit në profilin e saj në “Facebook”.

    Kjo e fundit para dy viteve kishte thurur lavde për Lajqin duke cilësuar edhe si “mike të ngushtë”.

    Njëherit i uroj suksese LVV Listës Bartëse të Asambleistëve të ardhshëm në Pejë, veçanërisht mikes sime të ngushtë Azra Lajqi me numër 37, e cila me vullnet dhe përkushtim të madh garon për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë. Sepse, me gratë që janë shtyllë kryesore për familjen dhe shoqërinë e shëndoshë, është më e qëndrueshme dhe e integruar shoqëria jonë“, kishte shkruar Hajdari.

    Kush është Azra Lajqi?

    Azra Lajqi u lind më 27. 8. 1980 në Dinoshë, Komuna e Tuzit, Mali I Zi. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vëndlindje.

    Më pas, në vitin 1999/2000 u pranua në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze.

    Në vitin 2021 ajo ishte kandidate për asambliste e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Pejës./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark