×
  • Sport
  • Sport

    Milan gabon në “San Siro” – ndan pikët me Empolin

    Insajderi
    07 April 2023 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Milani është ndalur me barazim nga Empoli në takimin e vlefshëm për javën e 29-të në Serie A.

    Rezultati pas 90 minutave lojë ishte i pandryshueshëm 0:0 në stadiumin “San Siro”.

    “Rossonerët” kishin iniciativ totale në këtë përballje, duke krijuar 20 tentime në portën e kundërshtarëve.

    “Kuqezinjtë” regjistruan edhe tri goditje në kornizën e portës së Empolit.

    Këta të fundit ishin të fokusuar totalisht në fazën defanzive. Statistikat tregojnë se Empoli nuk e ka pasur asnjë goditje në portë.

    Milani në fakt realizoi një herë në minutën e 90-të me anë të Giroud, por goli i anulua pas rishikimit me VAR për lojë me dorë.

    “Gardiani” i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani ishte në stol gjatë tërë takimit për Empolin.

    Milani zë vendin e tretë me 52 pikë, një më shumë se Interi një pozitë më poshtë.

    Empoli ka 32 pikë dhe renditet në vendin e 14-të në renditjen tabelore të Serisë A.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark