×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Milan-Inter sonte, Inzaghi me “artilerinë e rëndë”, Pioli bën rotacion

    Insajderi
    01 March 2022 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Derbi i Madonnina rikthehet sonte nga ora 21:00, për llogari të Kupës së Italisë. Në “San Siro” Milani pret Interin dhe është një duel që ka shumë vlerë edhe për moralin në kampionat, pasi të dyja skuadrat luftojnë edhe për titullin kampion.

    Në pamje të parë Milani mendon për objektivin më të madh, kualifikimin në Champions League dhe trajneri Stefano Pioli ka menduar që tre prej titullarëve të zakonshëm të pushojnë.

    Calabria, Tonali e Brahim Diaz u lëshojnë vendin Florenzi, Bennacer e Krunic, kurse pjesa tjetër e titullarëve janë të zakonshmit. Sigurisht Ibrahimovic e Kjaer, të dëmtuar, do e ndjekin nga tribuna.

    Tek Interi ka dy ndryshime në formacion në krahasim me duelin kundër Genoa, por situata është e kundërt me atë të Milanit.

    Inzaghi për këtë ndeshje rikthen dy titullarë, Skriniar dhe Lautaro Martinez, dhe do kërkojë ta zgjidhë që sonte çështjen e kualifikimit, me formacionin më të mirë në fushë.

    Milan: Maignan – Florenzi, Tomori, Romagnoli, Hernandez – Bennacer, Kessie – Messias, Krunic, Leao – Giroud

    Inter: Handanovic – Skriniar, De Vrij, Bastoni – Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanoglu, Perisic – Dzeko, Lautaro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark