Alessio Romagnoli u largua nga Milan dhe zgjodhi Lazion për të vazhduar karrierën, me skuadrën kuqezi që tashmë është hedhur në sulm për të gjetur edhe zëvendësuesin e ish-kapitenit.
Maldini ka “peshkuar” në Premier League lojtarin e dëshiruar, teksa në radarët e kuqezinjve ka rënë Japhet Tanganga.
Lojtari i Tottenham është i grumbulluar nga trajneri Antonio Conte në Korenë e Jugut për fazën përgatitore të para sezonit.
Së fundmi, Milan ka kontaktuar anglezët në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit duke ja bërë të qartë se synon të nënshkruaj me 23-vjeçarin.
Gjithsesi, te “Spursat” fjala e fundit i takon trajnerit Conte i cili në sezonin e kaluar i besoi Tangangës në 11 ndeshje para se mbrojtësi të pësonte një dëmtim që e penalizoi për pjesën e mbetur të sezonit.