×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Milani luan futboll modern, Interi ka mbetur në vitet 1960”

    Insajderi
    27 April 2022 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-trajneri i njohur italian, Arrigo Sacchi, beson se Milani luan futboll më evropian se çdo skuadër tjetër italiane, ndërsa Interi ka ngelur në vitet 1960-ta.

    Rivalët e përbetuar të Milanos janë në një garë të ngushtë për titull në Serie A dhe vetëm dy pikë i ndajnë ata në krye të tabelës, megjithëse zikaltrit e kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

    Duke i vlerësuar dy skuadrat në fjalë, Sacchi tha: “Milani nuk është skuadra më e fortë, por është më e afërta me frymën e stilit të futbollit evropian, më ndërkombëtar, bashkë me Atalantën”.

    “E ka një frymë ekipore që pak ekipe mund ta kopjojnë. Në anën tjetër, Interi ka ekip shumë më të fortë, por futbolli që luan ai është i viteve të 1960-ta”.

    Ai shtoi: “Interi luan mirë futboll, por është stil i lojës i prapambetur që nuk i ndihmon atij në nivel ndërkombëtar”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark