Milani filloi të shesë fanellat e “portierit” Olivier Giroud pothuajse menjëherë pas momentit të tij të bujshëm në fitoren ndaj Genoas.
Sulmuesi francez ishte në qendër të një momenti magjik futbolli, kur u detyrua të futej në portë në minutën e 98-të, pasi Mike Maignan u përjashtua direkt me karton të kuq.
Ai bëri një pritje mbresëlënëse në momentet e fundit të ndeshjes, për të siguruar fitoren e Milanit, duke u bërë menjëherë heroi i natës për tifozët dhe jo vetëm. Siç raportohet nga “MilanNews”, vetëm disa orë pasi klubi nxori në shitje veshjet e “portierit” Giroud, kuqezinjtë shitën grupin e parë, me tifozët që shprehen interesim të jashtëzakonshëm për të përkujtuar momentin magjik.
Dyqanet online dhe ato fizike së shpejti do të rimbushen pasi klubi kërkon të fitojë para nga heroizmi i 37-vjeçarit.