Miliarderja Kylie Jenner shfaqet me fustan të dizajnuar nga Valdrin Sahiti - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Miliarderja Kylie Jenner shfaqet me fustan të dizajnuar nga Valdrin Sahiti

    Insajderi
    25 September 2021 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Valdrin Sahiti çdo ditë e më shumë po merr famë më të madhe.

    Falë angazhimit dhe punës së tij të palodhshme dizajneri kosovar ka bërë emër jo vetëm në Kosovë por kudo në botë.

    Pas Beyonces e cila u vesh në një fustan të kuq nga Valdrini, tani i erdhi radha e Kylie Jenner që t’iu besojë duarve të dizajnerit kosovar.

    Theksojmë se Valdrini e mbajti të fshehtë punën e tij ndaj Kyliet për më shumë se një vit.

    Miliarderja 24-vjeçare lansoi së fundmi linjën e saj të produkteve për fëmijë, KylieBaby. Në videon
    promovuese, Kylie shfaqet me të bijën Stormin, dhe një prej veshjeve në klip, është krijim i stilistit shqiptar.

    “Muza @kyliejenner. Zyrtarisht VSLOVER”, ka shkruar Valdrini. Bashkëpunimi me Kylie Jenner shënon një tjetër sukses në karrierën e Sahitit.

    Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që stilisti ka punuar me emra të njohur. Bebe Rexha, Yung Miami, Kelly Roëland dhe Winnie Harlow janë ndër yjet që janë mahnitur nga krijimet e stilistit nga Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark