×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Miliona euro iu falën e iu dhanë”, Ferronikeli sërish në krizë, rrezikohen mbi 800 punëtorë

    Insajderi
    29 November 2023 - 17:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fabrika kryesore e metalit në Kosovë “New Co Ferronikeli”, ndodhet sërish në krizë. Janë mbi 800 punëtorë që rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës. Punëtorët e kësaj kompanie nga muaji dhjetor do punojnë me gjysmë orari dhe do paguhen më pak, shkruan Insajderi.

    Nga data 1 dhjetor kjo fabrike planifikon që punëtorët të punojnë me 50% të orarit kurse të njëjtit do të kompensohen me 75% të pages.

    Gazeta Insajderi ka siguruar një njoftim për punëtorët të lëshuar nga kjo fabrikë, aty thuhet se si pasojë e kushteve të tregut prodhimi është ndaluar.

    Si rezultat i pezullimit të aktivitetit prodhues të punëdhënësit, ju njoftojmë se duke filluar nga data 01 Dhjetor 2023 deri në njoftimin e radhës, punëmarrësi do punojë me orar të reduktuar në masë prej 50% dhe do pranojë 75% të pagës bruto për këtë periudhë“, thuhet në njoftim.

    Zëdhënësit i kompanisë, “New Co Ferronikeli, Shpend Gudaqi, i tha Insajderit se prodhimi është ndal nga muaji i kaluar.

    Në shkurt të këtij viti ishin falur Ferronikelit 9 milionë euro nga Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

    Kujtojmë se në qershor gjiganti metalurgjik “NewCo Ferronikeli”, i vendosur në Drenas, bëri të ditur se konglomerati ndërkombëtar me bazë në Turqi “Yildirim”, ka blerë pronësinë e fabrikës me të gjitha pasuritë dhe pronat përreth, pas një marrëveshjeje me Grupin investues BALFIN nga Shqipëria.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark