×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Militanti zbulon faktin shokues- Kurti që s’ka kohe për mjekët ka takuar personalisht Bleron Baraliun

    Insajderi
    28 January 2023 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Militanti i Kurti që jeton në SHBA, Bleron Baraliu në një postim të gjatë në të cilin ka kryer një akt të thellë servilosje ka zbuluar edhe një fakt shokues.

    Ai ka treguar se ka zhvilluar takim sy me sy me kryeministrin Albin Kurti.

    Kryeministri Kurti është kritikuar gjatë dy viteve të tij të pushtetit për mungesë vizitash në QKUK, mungesë takimesh me mjekë, mungesë takimesh me përfaqësues të punëtorëve të sektorit e shpërfillje të shumë shtresave shoqërore. Është kritikuar për këtë shpërfillje meqë si opozitar ka premtuar se do të jetë afër shtresave të popullit që kanë nevojë për ndihmën e shtetit.

    Rrethi i ngushtë i tij ka arsyetuar shpërfilljen me faktin se Kurti është i zënë me udhëtime e çështje të dialogut.

    Por, në bazë të postimit të Baraliut duket se Kurti ka pasur kohë të lirë të tepruar.

    Madje Baraliu ka zbuluar se Kurti me të ka biseduar edhe për çështje të mëdha nacionale, tema për të cilat Kurti i është shmangur edhe deputetëve.

    Postimi i plotë i Baraliut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark