×
  • Lajme
  • Lajme

    Millanoviq e siguron Gërvallën për mbështetjen e Kroacisë ndaj Kosovës

    Insajderi
    07 March 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Kroaci. Ajo është pritur nga presidenti i këtij shteti, Zoran Millanoviq, i cili ka deklaruar se Kosova gjithmonë ka pasur dhe mund të vazhdojë të llogarisë në mbështetjen e Kroacisë kur është fjala për afirmimin ndërkombëtarë të pavarësisë.

    Po ashtu, Milanoviq ka mirëpritur përpjekjet që shkojnë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e që sipas tij “do të siguronin stabilitet afatgjatë në Evropën Juglindore dhe do të siguronte një perspektivë evropiane për të gjithë rajonin”, raporton Insajderi.

    Ndërkaq, në fillim të këtij viti, presidenti i Kroacisë teksa ka folur për gjendjen në Ukrainë ka deklaruar se “Kosova ishte rrëmbyer nga Serbia”.

    Ndaj Milanoviq kishte reaguar ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, i cili kishte deklaruar se Kosova si të gjitha ish-pjesët e Jugosllavisë kishte pasur të drejtën për pavarësi./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark