×
  • Lajme
  • Lajme

    Millosheviqi përkeqësoi qëllimshëm shëndetin e tij

    Insajderi
    25 May 2016 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ish-zëdhënëse e Tribunalit të Hagës, Florence Hartmann, i ka thënë të përjavshmes kroate Express se ish-presidenti i Serbisë, Slobodan Millosheviq, kishte marrë qëllimshëm mjekim të parregullt për të përkeqësuar shëndetin.

    Qëllimi i tij ishte që të mbrohej në liri ose për të ikur në Rusi.

    Sic njofton mediumi serb BN, zëdhënësja ka thënë se i e kishte helmuar veten, sepse ai ishte duke marrë për një kohë të gjatë “rifampicin”, i cili i ishte dorëzuar atij në qelinë e tij.

    Ajo ka sqaruar se Millosheviq nuk ka dashur që të vetëvritet, por vetëm të përkeqësoj shëndetin e tij.

    Millosheviqi kishte vdekur më 11 mars të vitit 2006 derisa po gjykohej për krime lufte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark