Futbollisti i njohur shqiptar, Milot Rashica, është bërë të mërkurën baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Belkize Kera, janë bërë prindër me një tjetër djalë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet sportisti me prejardhje nga Vushtria, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Mirëserdhe në botë djalë i vogël”, shkroi Miloti në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga ndjekësit.
Rashica dhe gruaja e tij përndryshe janë prindër edhe të një djali më të madh, të quajtur Tian.