Kosova sonte arriti të regjistrojë fitoren e parë në kualifikimet e kampionatit evropian “Euro 2024”.
Dardanët fituan me rezultat 3-0 ndaj Andorrës, ku protagonisti kryesor ishte Milot Rashica, pasi nga tri golat e shënuara, dy u realizuan nga vetë Rashica.
Pas ndeshjes, Rashica ka thënë se është shumë i lumtur me golat dhe fitoren e parë në këto kualifikimeve edhe pse është e vonshme
“Jam i lumtur për golat dhe fitoren. Ishte një fitore e mirë, pasi është e para”, ka thënë fillimisht ai.
“Po ashtu, ishte një rast i mirë për të provuar disa lojtarë të rinj, duke e pasur parasysh situatën. Mendoj se shumica kanë treguar paraqitje të mirë dhe e kanë dhënë maksimumin në këtë ndeshje”, është shprehur më tej Rashica.
Kosova me këtë fitore ka shtatë pikë, shtatë më pak se lideri Zvicra, kurse Andorra me dy pikë.