Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Mimoza Shahini ka vizituar minierën e Trepçës.
Shahini i ka quajtur minatorët heronj të cilët kanë ruajtur me fanatizëm historinë e Trepçës si pasuri kombëtare.
Mbi 800 metra nën tokë, ajo është njohur me hallet që kanë minatorët, e të cilat sipas saj, janë të shumta.
“Unë sapo dola nga zgafelle në një thellësi nënë 800 metra dhe aty takova minatorët të cilët janë heronj, sepse këta janë heronjtë që e kanë ruajtur historinë e Trepçës me një fanatizëm të jashtëzakonshme, me punën të cilën ata e bëjnë edhe pse kushtet nuk janë dhe as të favorshme për faktin se ajo që unë pash ishte një makineri shumë e vjetër, por gjithsesi ata i mban morali, entuziazmi për ta ruajtur Trepçën e cila është një pasuri kombëtare”, ka thënë ajo