Kandidatit për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar sot minatorët e Trepçës.
Ferat Shala në një postim ka shkruar se minatorët janë protagonistë në çdo proces historik.
“Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik. Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigandin metarlugjik “Trepça” (2009-2013) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë”, ka shkruar ai.
Ferat Shala, në zgjedhjet e 14 shkurtit garon në listen e PDK-së me numër 14.