×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Minatorët në grevë – Basha: I kanë pagat mesatare më të larta në rajon, rreth 1250 euro

    Insajderi
    27 October 2023 - 16:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Minatorët e Trepçës tash e katër ditë janë në grevë, por sipas deputetit të LVV-së, Dimal Basha minatorët mbështetjen që kanë marrë nga Qeveria nuk e ka pasur asnjëherë.

    Basha në një postim në “Facebook” ka thënë se për dy vite ka pasur mbi 20 milionë euro mbështetje Trepça nga Qeveria.

    “Pas krejt propagandës, ka rëndësi qytetarët me ditë që Trepça asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje se sa me Qeverinë Kurti! Për dy vite ka pasur mbi 20 milion euro mbështetje nga qeveria! “, tha ai.

    Tutje, ai tha se minatorët e Trepçës i kanë pagat më të larta në rajon.

    “Gjithashtu, minatorët në Trepçë kanë pagat më të larta në rajon, ku paga mesatare sillet 1,250 euro, derisa në Maqedoni paguhen 600 euro e në Shqipëri 585 euro!”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark