×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Minatori pensionist i ‘rikthehet’ profesionit për të nxjerrë nga rrënojat të motrën dhe 4 të afërm e tij të pajetë

    Insajderi
    16 February 2023 - 19:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një histori e dhimbshme është ajo e një minatori të pensionuar, i cili gjithë jetën e tij e ka kaluar duke punuar në një minierë private në Adana.

    Nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit, Abdullah Üstün humbi motrën e tij Cennet, kunatin Muttalip, mbesat Shadiye, Büşra dhe Barış Dolutaş, të cilët jetonin në katin e katër të një pallati 7-katësh, i cili u shemb plotësisht nga lëkundjet.

    Por, ajo që e bën më të dhimbshme këtë histori është fakti se, edhe pse humbi pesë familjarë të tij, pensionisti kurrë nuk u dorëzua dhe vendosi t’i bashkohej ekipeve të kërkim – shpëtimit për të gërmuar nën rrënoja për të gjetur të mbijetuar.

    Por, me duart e tij ai ka nxjerrë edhe trupat e të afërmve të tij nga rrënojat. Ai tregon se pas tërmetit është përpjekur të flasë me të motrën, por ka qenë e pamundur, ndërsa rrugët ishin të mbushura plot me njerëz të panikosur.

    “Nuk po arrija të flisja dot me motrën, pasi ra tërmeti. Rrugët ishin plot me njerëz, të cilët dukeshin të panikosur. Nuk ngurrova dhe shkova menjëherë në shtëpinë ku rrinte motra ime me të shoqin dhe tre fëmijët, por atje pashë se pallati i tyre ishte shembur plotësisht. Iu bashkova ekipeve të shpëtimit dhe i ndihmova që të nxirrja të afërmit e mi me duart e mia nga rrënojat. Megjithatë pasi dërguam trupat në morg, nuk u largova, por vijova të kërkoja në rrënoja për të mbijetuar”Abdullah Üstün

    Por, fatkeqësisht kishte ndodhur ajo që ai nuk do kishte dashur kurrsesi, ata ishin përpirë nga rrënojat e pallatit të tyre të shembur tërësisht. Abdullah thotë se, së bashku me ekipet e tjera kanë arritur që të nxjerrin prej rrënojave të gjallë 25 persona./a2cnn

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark