×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ministër, dil në autobusa pak”

    Insajderi
    23 May 2016 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka filluar javën e punës duke ripërsëritur kërkesën që ministri i Financave, Avdullah Hoti, të nënshkruaj një garancion që i mundëson Komunës së Prishtinës blerjen e 51 autobusëve të rinj.

    “Minister, dil në autobusa pak dhe nënshkruaje garancionin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook, dhe ka postuar një fotografi ku ai shihet në njërin nga autobsuët e Trafikut Urban.

    “Për çdo cent të shpenzuar në transport publik krijojmë vende pune, kursejmë qindra euro për qytetaret (të cilët nuk përdorin makinat personale), dhe zvogëlojmë në mënyrë drastike ndotjen”, ka arsyetuar kërkesën e tij Ahmeti./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark