Në samitin e fundit të sigurisë nacionale të furnizimit me energji elektrike të mbajtur në Beograd, një numër ministrash të energjisë, ekonomisë dhe marrëdhënieve me jashtë të shteteve të gadishullit Ballkanik, theksojnë se përkundër tranzicionit të energjisë, thëngjilli do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në furnizimin me energji elektrike në të ardhmën.
Ministri i Serbisë për Energji dhe Miniera – Antic, deklaroi se vendi i tij përkrahë tranzicionin e energjisë dhe diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike, por mbi të gjitha, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.
‘Edhe vendet më të zhvilluara vazhdojnë të përdorin thëngjillin’, tha Antic gjatë konferencës. ‘Serbisë i nevojiten politika të përgjegjshme mbi qymyrin si dhe insentiva të mëdha për të jetësuar burime të ripërtrishme të energjisë’, shtoi ai.
‘Ne kemi të drejtë të përdorim dhe të zgjedhim burimet tona të energjisë elektrike’, deklaroi Antic, Ministri i Energjisë dhe Minierave në Serbi, gjatë samitit.
Ndryshe, në strategjinë e saj energjetike Serbia ka paralajmëruar projekte të thëngjillit me kapacitet të përgjithshëm prej 2500 megavatësh.
Mediat kanë paralajmëruar se Serbia me ndihmën e Kinës dhe Rusisë, synon pozitën e liderit energjetik në rajon, duke planifikuar më shumë se 2500 megavat projekte të reja nga qymyri në strategjinë e saj energjetike, si dhe katër projekte tjera nga gasi, raporton Bankëatch.
Sipas Ministres së Energjisë në Bulglari, Temenuzhka Petkova, për shkak të tranzicionit të energjisë, Ballkani mund të përballet me mungesë të prodhimit të energjisë elektrike. Andaj edhe Bullgaria është e përfshirë në ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë, duke përfshirë edhe ato nukleare.
Edhe Ministri i Energjisë në Republika Srpska, pjesë e Bosnja dhe Hercegovinës, deklaroi se reformat dhe tranzicioni i shpejtë, ka filluar të shkaktojë probleme të mëdha në furnizim me energji elektrike.
Republika Srpska do të vazhdojë procesin e dekarbonizimit, por ‘edhe vendet më të zhvilluara kanë arritur këtë zhvillim duke përdorur thëngjillin’, shtoi Ministri i Energjisë në këtë Republikë, që është pjesë e Bosnjës dhe Hercegovinës, vendi që ka planfikuar projekte thëngjilli me kapacitet të përgjithshëm mbi 2450 megavat.
‘Një tranzicion i shpejtë i sektorit të energjisë mund të shkaktojë probleme serioze ekonomike dhe shoqërore andaj, ‘të gjithë duhet të bindim partnerët në BE të kuptojnë pozicionin e saj në këtë sektor’, shtoi tutje Ministri Djokic.
Samiti mbi Sigurinë e Energjisë Elektrike në Ballkan është mbajtur në Beograd më 3 qershor 2019. Në të kanë marrë pjesë Ministra të energjisë, ekonomisë dhe marrëdhënieve me jashtë të Bullgarisë, Hungarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Republika Srpska (pjesë e Bosnës dhe Hercegovinës) dhe Serbisë.