×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ministrat e korruptuar të Kurtit”, Spahiu flet për rrezikun që po i kanoset shtëpisë së tij

    Insajderi
    04 July 2023 - 20:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur rreth shqetësimeve për rrezikun e çarjes së shtëpisë së tij dhe fqinjve të tij, ku në afërsi të saj është duke u ndërtuar një objekt 10 katësh.

    Ai ka akuzuar “ministrat e korruptuar të Kurtit”, që sipas tij të njëjtit i kishte njoftuar por që s’kanë reaguar.

    “S’jam njeri hakmarrës, por të gjithë atyre që më ka shku zemra me ju hakmarrë, j’au ka kthy Zoti 100 herë, më zi saqë mu më ka ardh gjynah prej tyre.”, u shpreh Spahiu në Kanal 10.

    Ai në Politiko tha se me këtë po rrezikohet interesi privat dhe investimet e jetës së tij në atë shtëpi.

    “Në një kombinacion mes komunë së Mitrovicës dhe ministrisë së Liburn Aliut, është dhënë një leje në kundërshtim me tri ligje në fuqi, që unë e kam kundërshtuar, për shkak të interesit publik. Por, ndodhi me u rreziku edhe interesi im privat, dhe investimet e tërë jetës sime.”, tha tutje Spahiu.

    Spahiu tha se pas shqetësimit të tij publik, shumica e ambasadorëve të huaj e kanë telefonuar, madje sipas tij, disa edhe e kanë vitituar shtëpinë e tij.

    “Pasi e bëra publike, shumica e ambsadorëve mu lajmëruan. Shprehen edhe keqardhje për atë cfarë më ka ndodhë. Disa edhe kanë vizituar shtëpinë time. Ata shprehen habi se si s’ka një reagim prej kryeministrit për një krim kaq të rëndë, një mega korrupsion”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark