Ministrat e brendshëm dhe ai i drejtësisë në Belgjikë kanë ofruar dorëheqjet e tyre pas sulmeve terroriste të Brukselit, por ato janë hedhur poshtë nga kryeministri Charles Michel,raporton Reuters duke cituar mediet belge.
Ministri i Brendshëm Jan jambon dhe Ministri i Drejtësisë Koen Geens nuk kanë komentuar këtë veprim të tyrin në medie.
Autoritetet belge po përballen me vështirësi, pasi Turqia tha të mërkurën se vitin e kaluar Ankaraja kishte dëbuar përsëri në Evropë Ibrahim El Bekraoui, një nga kamikazët që kryen sulmet të martën, dhe paralajmëroi Belgjikën se ai ishte një militant.
“Belgjika injoruar paralajmërimin tonë se ky person është një luftëtar i ISIS-it”, tha Presidenti Tayyip Erdogan të mërkurën.
Sulmet terroriste që ndodhën të martën në Bruksel lanë të vdekur 31 persona dhe mbi 150 të tjerë të lënduar. /Insajderi.com