×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Agani pranoi fjalorin me shprehje për politika zhvillimore

    Insajderi
    02 February 2016 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Ambientit Ferid Agani ka pritur sot në një takim shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës, Isabelle Galucci, e cila i ka dhuruar “Fjalorin e CEMAT-it” në gjuhën shqipe.

    Fjalori Cemat përbëhet nga shprehjet kryesore të përdorura në politikat e zhvillimit hapësinor në Evropë.  Ky fjalor përfshinë më se 68 koncepte dhe shprehje të përdorura shpesh në shumicën e shteteve evropiane si dhe shpjegime në lidhje me përdorimin dhe zhvillimin e tyre kohëve të fundit, duke qenë se disa nga shprehjet janë shprehje profesionale tradicionale

    Ministri Agani tha se ky fjalor është i rëndësishëm për punën që ata bëjnë, kur dihet fakti se Kosova aspiron harmonizimin e ligjeve të Kosovës me ato të BE-së.

    “Agani shprehu vullnetin për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencën e CEMAT-it, në gjetjen e  modaliteteve për përfaqësim, duke pasur parasysh statusin e vendit tonë karshi Këshillit të Evropës”, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Ambientit./Insajderi

    Displaying pamje..jpgDisplaying pamje..jpg

    Displaying pamje..jpgDisplaying pamje..jpg

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark