×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Aliu: Kontrollet teknike në rrugë tani e tutje do të jenë të rregullta

    Insajderi
    29 February 2024 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Infrastrukturës, Librun Aliu ka njoftuar se është miratuar udhëzimi administrativ për kontrollin e rregullsisë teknike për automjetet në rrugë.

    “Pas një pune intenzive, miratuam Udhëzimin Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë”, shkroi Aliu në Facebook.

    Ekipet mobile e angazhuara nga Mistria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do jenë vazhdimisht në terren kontrolle rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrolleve teknike në komunikacion.

    “Përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, që është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së, do të kontribuojmë në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit”, thotë Aliu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark