×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Aliu lë anash skllotën e autostradës së Gjilanit, përkujton rënien e Isa Boletinit

    Insajderi
    24 January 2024 - 11:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Infrastruktrurës, Liburn Aliu, nuk e ka parë si obligim moral e institucion që të bëjë asnjë reagim për pamjet që u bënë virale të autostradës së Gjilanit.

    Rrjeti ka shpërthyer me komente kundër Qeverisë në të cilën Aliu është ministër, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në vend të përballjes me kritikat e qytetarëve, Aliu ka përzgjedhur një formë tjetër për të fituar zemrat e qytetarëve. Patriozmin. Ka bërë një postim në përvjetorin e 108’të të vdekjës së Isa Boletinit.

    ““Edhe njëqind herë n’u rrëzofsha prapë kam me u çue e kam me dalë ku është balli më i vështirë i luftës, edhe njëqind vjet jetë në paqa, të tana kam me ja falë atdheut!”. Lavdi jetës dhe veprës së Isa Boletinit, mishërimit të qendresës së paepur të kombit tonë”, thuhet në postimin e tij përplot elemente patriotike.

    Kurti, në korrik të 2023-ës, kishte inspektuar punët në këtë autostradë. Ai kishte premtuar se “punimet do përfundojnë brenda vitit 2023, pasi kanë përfunduar 70 për qind e punimeve”.

    Mirëpo, nga ministria e Aliut u arsyetuan duke thënë se zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, thanë se janë paraqitur probleme të ndryshme nisur nga rrëshqitja e dheut, riformatimi i kontratave dhe rritja e sipërfaqeve të shpronësimeve.

    “Problemet që kanë dalë gjatë rrugës kanë ndikuar që projekti të mos finalizohet në vitin 2023, ashtu siç kemi premtuar. Gjithsesi, ne mbetemi optimistë që autostrada deri në Bresalc të Gjilanit, do të finalizohet gjatë këtij viti”, u tha në përgjigjen e tyre. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark