×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Ministri Çeku takon organizatorët e kolonisë artistike “LuginArt”

    Insajderi
    04 October 2023 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I pari i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, priti në takim ekipin organizativ të kolonisë artistike “LuginArt” dhe disa nga artistët pjesëmarrës në këtë organizim kulturor.

    Së bashku biseduan për aktivitetet të cilat këtë vit për 5 ditë radhazi kanë bërë bashkë 23 artistë të trevave shqiptare në Preshevë e Bujanoc.

    Në shenjë mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës, koordinatorja e organizatës Bukurije Limani, piktorët Arilda Bajrami, Erseka Mulliqi, Fitore Fejzullahu, Shqiprim Fejzullahu, skulptorja Valmira Fejzullahu dhe dizajneri Nexhat Boriçi i dhuruan ministrit pikturën “Dielli mbi Luginë” të artistit Nexhat Beqiri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark