×
  • Lajme
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ministri Çeku: Udhëzimi për licencimin e federatave hyn në fuqi brenda pak ditësh

    Insajderi
    31 March 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se brenda pak ditësh do të hyjë në fuqi Udhëzimi Administrativ për kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit dhe licencimit të federatave dhe organizatave sportive të Kosovës.

    Federatat sportive aktualisht janë pa licenca, është thënë nga Departamenti i Sportit në MKRS.

    2022-ta është vit i licencimit dhe i rilicencimit të federatave sportive. Procesi është vendosur të përfundojë deri në mbarim të këtij viti.

    Udhëzimi Administrativ parasheh që asnjë federatë sportive në Kosovë nuk do të licencohet apo rilicencohet këtë vit nga MKRS-ja nëse në udhëheqje ka persona të akuzuar për vepra penale. Në të kaluarën ka pasur raste kur drejtues të federatave kanë pasur probleme me ligjin. Madje edhe janë dënuar. Por ata kanë mbajtur pozitat e tyre. Më së shumti bujë ka bërë rasti i kryetarit të FFK-së, Agim Ademi.

    “Brenda pak ditësh hyn në fuqi Udhëzimi Admistrativ për licencimin dhe rilicencimin e federatave sportive. Ne po e trajtojmë me prioritetin dhe seriozitetin me te lart këtë proces, andaj ju lutem merreni shumë seriozisht. Do të bëjmë zero kompromise dhe zero lëshime në këtë proces”, ka thënë ministri Çeku gjatë një fjalimi para se të niste punën Asambleja e Punës e KOK-ut, të mërkurën. /Koha.net 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark