×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e ministrit grek në Tiranë nxitë protesta

    Insajderi
    06 June 2016 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Tiranë, shoqata “Çamëria” ka organizuar një protestë para Ministrisë së Jashtme.

    Protestuesit kanë kërkuar që Greqia të heqë Ligjin e Luftës.

    Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh për mediat se ka ardhur koha që të “ndahen gjërat”.

    “Shqipëria është vend mik apo armik për Greqinë”.

    “Ka të moshuar që nuk mund të shkojnë dot të shohin vendin ku kanë lindur. Vetëm Greqia mund ta bëjë këtë. Ata kanë frikë nga 80-vjeçarët e Çamërisë. Ju garantoj se çështja çame është çështje e drejtë dhe e të gjithë shqiptarëve. Nuk e dimë ende nëse jemi në luftë apo paqe me Greqinë. Këto gjëra duhen zgjidhur me dialog”, deklaroi Idrizi, njofton mapo.al

    Orët e fundit përpara vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në Tiranë, ishin shumë intensive në të dyja kampet.

    Pretendimeve të homologut të tij grek, apo asaj që në mediet e shtetit fqinj u quajt si “Dosja Kotzias”, të cilën ky i fundit do ta paraqesë në Tiranë, Top Channel ka mësuar se ministri Ditmir Bushati do t’i përgjigjet me një dosje të tijën.

    Mësohet se dosja e Kotzias, kryefjalë ka dy çështje: atë të kufirit detar dhe atë të të rënëve grekë në Shqipëri. Kryediplomati grek do të mbërrijë në Tiranë për të gjetur zgjidhje për këto çështje, të cilat konsiderohen si shumë të rëndësishme për ta.

    Por “Dosja Bushati” ka si kryefjalë mbylljen e kapitullit të Luftës së Dytë Botërore, ku përfshihet edhe ligji grek i Luftës, i cili për palën shqiptare është absurd; sekuestro konservative për pronat e shtetit dhe shtetasve shqiptarë në Greqi, si dhe çështja çame.

    Ndërkohë protesta është tensionuar pasi për disa momente, protestuesit i kanë bllokuar rrugën kryediplomatit grek.

    Pas ndërhyrjes së policisë, rruga është zhbllokuar, por ka pasur përplasje mes palëve.

    Mësohet se ka ndërhyrë vetë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, që i ka kërkuar kreut të PDIU, Shpëtim Idrizi të ndërhyjë për hapjen e rrugës.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark