Ministri Hyseni zotohet se do të përkrahë EULEX-in – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Hyseni zotohet se do të përkrahë EULEX-in

    Insajderi
    27 June 2016 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni ka prit në takim ushtruesin e detyrës së shefit të EULEX-it në Kosovë, Bernd Thran.

    Siç njofton Ministra e Brendshme përmes një komunikate, Në këtë takim u bisedua lidhur me gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Kosovë, që u vlerësua nga bashkëbiseduesit se ekziston një situatë e qetë dhe e sigurte në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

    Po ashtu në këtë takim u bisedua lidhur me vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë, për fushat e bashkëpunimit që ka ky mision me institucionet e sigurisë në Kosovë, ku dihet që shumicën e aksioneve operacionale policia e EULEX-it i bën në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, thuhet në komunikatë.

    Ministri Hyseni premtoi përkrahjen e tij për misionin e EULEX-it dhe theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e gatshme sa herë që kërkohet nga ky mision që ta mbështesë në ruajtën e rendit dhe sigurisë në vend dhe në luftimin e krimit të organizuar.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark