Ministri i Jashtëm italian mbështet vendimin e Kurtit për targat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministri i Jashtëm italian mbështet vendimin e Kurtit për targat

    Insajderi
    22 November 2022 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani, ka folur në një konferencë media pas takimit që ka pasur me ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla.

    Para mediave, Tajani tha se e mirëpresin shtyrjen e gjobave nga Qeveria e Kosovës për 48 orë.

    “E kam vlerësuar Kosovën që të shtyhet për 48 orë vendimin për targat. Ky është një sinjal për gatishmëri. Në mëngjes kam dëgjuar gatishmëri edhe nga ana serbe. Prandaj duhet të mbështesim një takim në mes të palëve. Jemi të gatshëm që të dëgjojmë me kujdes propozimet e dyja palëve”, tha Tajani.

    Së bashku me kryediplomatin italian, në Kosovë po qëndron edhe ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

    Të dy kanë qëndruar për një vizitë zyrtare edhe në Serbi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark