Insajderi
Lajme

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike

Insajderi
23 June 2026 - 16:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë: Turp i madh të flitet në emër të UÇK-së për përfitime politike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi, ka reaguar lidhur me Driton Goxhajn, për të cilin kryeministri shqiptar, Edi Rama, publikoi një dokument që thoshte se Goxhaj ishte larguar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Nufi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ kritikoi protestën, për të cilën tha se s’ka objektiva të qarta, teksa pati reagime edhe për përdorimin e simboleve të UÇK’së në këtë protestë, shkruan Insajderi.

“Nuk ka turp më të madh se sa të hidhet baltë mbi gjakun dhe flamurin e UÇK-së – luftës më të lavdishme të popullit shqiptar për liri në trojet e veta duke e lidhur atë me sharlatanë që guxojnë të flasin në emër të heronjve të vërtetë”, ka deklaruar ai.

“Turp vërtet i madh që dikush pretendon të flasë në emër të tyre apo në emër të patriotizmit duke dëmtuar drejtpërsëdrejti interesat kombëtare shqiptare! Ky lloj njeriu vetëm me iranianët dhe/apo gjakprishurit ka lidhje, sepse me UÇK-në asnjë lloj lidhje nuk ka”, vijon ai.

Nufi ka thënë se komandanti i vërtetë i UÇK’së, duke aluduar në ish-presidentin Hashim Thaçi, gjendet në Hagë.

Reagimi i tij i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark