×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Krasniqi thotë se nuk ka informacione nëse është ende aktive Komuna paralele në Graçanicë

    Insajderi
    08 February 2024 - 19:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i pyetur për komunën paralele të Graçanicës dhe faktin që ajo vazhdon ende të jetë funksionale, u përgjigj se s’ka informacione për atë komunë paralel.

    Siç tha ai ka vetëm informata për komunën ligjore në Graçanicë dhe për problemet që janë aty.

    “Unë nuk kam informacion për komunën paralele në Graçanicë, kam informacione për komunën legale në Graçanicë dhe për problemet në këtë komunë. Ka ankesa të shumta nga qytetarët për mos përgjigje ndaj qytetarëve. Po trajtohen këto ankesa. Presim që në afate ligjore që t’i marrin veprimet, në mënyrë që çdo qytetarë i Graçanicë të ketë përgjigje sipas ligjit”, ka thënë Kransiqi në Frontal.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark