Insajderi
Insajderi

Ministri Maqedonci: FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë

Insajderi
24 August 2023 - 21:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri Maqedonci: FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, në daljen e tij të parë publike si shef i këtij dikasteri, ka njoftuar për ndryshimet që e presin Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci u shpreh se do të mundohet që me nder t’i kryejë të gjitha shërbimet në mbrojtje të atdheut derisa shtoi se, për zhvillimin e tij, bazamenti ka qenë UÇK-ja, ku ai kishte shërbyer, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Bazamenti i të gjithave ka qenë është UÇK-ja. Të gjitha etapat që ka kam kaluar më kanë formësuar”, tha ai për RTK.

Ministri Ejup Maqedonci foli edhe për buxhetin që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për transformimin e FSK-së, e që tha se është rritur për 120 përqind.

“Ky buxhet ka ndikuar dukeshim në rritjen e kapaciteteve ushtarake, rekrutimit, blerjen e pajisjeve ushtarake etj”, tha ai.

Maqedonci bëri me dije se, në vitin 2025, FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë, që kanë synim mbrojtjen e vendit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark