Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka thënë pas një vizite të tij në shkollat shqipe në Itali se duhet themeluar një organizim në nivel të Italisë së arsimtarëve shqiptarë për të përmirësuar edukimin e fëmijëve në atë vend.
Ai ka qëndruar në Itali të dielën ku edhe ka takuar përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, përfaqësuesit e shoqatave dhe mësuesit e rajonit të Lombardisë
Gjithashtu ai ka qenë prezent edhe në manifestimin e organizuar nga nxënësit e shkollave shqipe me rastin e përfundimit shkollor.
“Dje në Bergamo në një takim pune me përfaqësuesit e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Itali, përfaqësuesit e shoqatave dhe mësuesit e rajonit të Lombardisë. Në takim biseduam ndër të tjera për gjendjen e shkollës shqipe në këtë rajon dhe nevojën që arsimtarët shqiptarë në nivel të Italisë të bashkëpunojnë më shumë në mes vete si dhe të punohet që të themelohet një organizim në nivel të Italisë i arsimtarëve shqiptarë”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com