×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ministri Murati tregon sa biznese janë hapur për tre muaj

    Insajderi
    29 April 2023 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord.

    Përmes një postimi në Facebook, Murati tha për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja,

    Tutje, Murati ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.

    “Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086 🏢 biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit 🏭 janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë. Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark