×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Mustafa publikon vendimin e qeverisë që u del në ndihmë bizneseve

    Insajderi
    28 January 2021 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës mori sot vendim për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia.

    Vendimin për shtyerjen e bllokimit të llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime tatimore deri në fund të muajit prill, e ka publikuar sot ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa.

    Mustafa ka shkruar se vendimi i ekzekutivit, po ashtu parasheh që të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

    Postimi i plotë i ministrit Mustafa:

    Për të ndihmuar bizneset në tejkalimin e gjendjes së shkaktuar nga pandemia, Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim që:

    1. Të shtyejë bllokimin e llogarive bankare për tatimpaguesit që kanë obligime ndaj ATK deri më 30.04.2021.

    2. Të shlyejë ndëshkimet për tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore ndaj ATK nëse kryejnë pagesën e tatimit bazë dhe interesit deri më 30.06.2021.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark