Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka takuar të martën fermerët e disa fshatrave të Gjakovës, të cilëve u ka premtuar përkrahje të vazhdueshme.
Mustafa ka deklaruar se bujqësia ka nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshme.
Ai ka thënë se fermeri duhet të vazhdojë të përparojë me ndihmën e institucioneve.
“Gjatë ditës vazhdova vizitat në fshatrat Rogovë, Lipovec, Bërkoc e Skivjan të komunës së Gjakovës. Këtu diskutova gjerë e gjatë me fermerët e zonës. Bujqësia ka nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë dhe të vazhdueshëm me fermerin, që fermeri të vazhdojë të përparojë”, ka thënë Mustafa.