Peci e ka arsyetuar veprimin e fundit të VV-së për publikimin e videos, pasi sipas tij, ata nuk mund të qëndrojnë indiferentë, kur lideri i tyre krahasohet me një regjim diktatorial.
“Videoja në kuptimin që VV-ja sado që nuk kam të drejtë të flasë në emër të tyre, megjithatë nuk munden me qëndru ata indiferent karshi një gjuhë në të cilën krahasohet lideri i tyre me një regjim totalitar, e regjim diktatorial që ka ushtru gjenocid në Kosovë e Bosnje.
Gjuha e tillë e urrejtjes që po e shpërfaqin disa akterë të opozitës nuk munden thjesht që VV-ja me qëndru krejt indiferent”, tha ai në T7.