Insajderi
Insajderi

Ministri Peci tregon se kur pritet të kompensohen komunat e prekura nga vërshimet

Insajderi
15 May 2023 - 13:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri Peci tregon se kur pritet të kompensohen komunat e prekura nga vërshimet
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se shumë shpejt pritet që komunat e prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë këtij viti të kompensohen së shpejti.

Peci është deklaruar kështu përpara gazetarëve, pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me kryetarët e komunave, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nga shtatorit të vitit të kaluar, Qeveria ka marrë vendim për themelimin e një sekretariati. Tash e tutje, kompensimet për të gjitha veprimtaritë do të ekzekutohen nëpërmjet këtij sekretariati. Ne kemi informacion se tashmë ekziston një raport final dhe ai është dërguar në Ministri të Financave dhe pritet që njërën nga mbledhjet e Qeverisë të kompensohen”, deklaroi Peci.

Komunat me dëmet më të mëdha materiale si pasojë e vërshimeve janë Mitrovica, Skenderaj dhe Klina. /Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark