Insajderi
Lajme

Ministri që u shkarkua nga Putini raportohet të ketë kryer vetëvrasje

Insajderi
07 July 2025 - 15:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ministri që u shkarkua nga Putini raportohet të ketë kryer vetëvrasje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-Ministri rus i Transportit dhe ish-Guvernatori i rajonit Kursk, Roman Starovoyt, ka kryer vetëvrasje.

Sipas raportimeve të APA, që citon mediat ruse, ai vdiq nga vetëvrasja në apartamentin e tij.

Roman Starovoyt u shkarkua nga posti i Ministrit të Transportit të Federatës Ruse me një dekret të presidentit rus Vladimir Putin sot.

Starovoyt kishte shërbyer si Ministër i Transportit që nga maji i vitit 2024. Përpara kësaj, ai mbante postin e Guvernatorit të rajonit të Kursk. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark