×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Selimi: Haradinaj është alternativa më e mirë për president

    Insajderi
    26 January 2021 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka prezantuar programin e saj politik për këto zgjedhje dhe gjatë intervistës në “Balkan Talks” në Euronews Albania, ministri i Drejtësisë në Kosovë, Selim Selimi tregoi më shumë për atë që ofron partia ku ai bën pjesë për qytetarët e vendit. 

    “Oferta jonë është presidenti për shkak të rrethanave ne mendojmë që z. Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm sepse kemi disa çështje nëpërmjet të cilave ka dëshmuar se është figura e duhur për të qenë president. Ne japim dhe ofertën për qeverisje në dikastere të ndryshme dhe kemi një plan shpëtimi ekonomik dhe anëtarësim në NATO”, shprehet ministri.  

    Një ndër akuzat që i bëhet shpesh Aleancës është se e shohin si parti rajonale, por ministri Selimi e hedh poshtë këtë akuzë.

    “Ne nuk jemi parti rajonale se mbi 60 % të votave i kem jashtë Dukagjinit, se na thonë që jemi parti Dukagjini, kemi garues nga Maqedonia e Veriut dhe trevat e Kosovës”, tha Selimi.

    Kandidatura e z. Haradinaj për president të Kosovës është një nga pikat kryesore të programit të Aleancës, e cila nuk është mirëpritur nga asnjë forcë në Kosovë dhe Selim tregon arsyet e kësaj qasjeje.

    “Rivalët politikë tregojnë që frikësohen më këtë linjë që kanë ndjekur dhe e dinë që me Ramush Haradinaj nuk mund të bëhen pazare  për territoret e Kosovës”, shprehet anëtari i kryesisë së AAK-së.

    Ai komentoi dhe zgjedhjen e Vetëvendosjes për kandidaturën e znj. Osmani si presidente.

    “Është legjitime qasja e tyre, por populli e di që karriera politike nuk bazohet në tre fjalime të zjarrta, por në sakrificë për çështje nacionale”, tha Selimi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark