×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri serb i mbrojtjes tregon se ku është vendbanimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq

    Insajderi
    22 June 2023 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i brendshëm serb, Bratislav Gashiq ka deklaruar se nuk është e vërtetë që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka ndërruar vendbanim dhe tani jeton në Novi Sad.

    Ai tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Popullore, Borislav Novakoviq, nëse është e vërtetë se Rakiq ka vendbanim në Novi Sad dhe se “është shqetësuese që Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq kanë ardhur të jetojnë me të në Novi Sad”.

    “A është ai kryetar i Listës Serbe apo i Listës Novi Sad? “A e zhvendosi veten dhe familjen e tij në Novi Sad dhe a la njerëzit në mëshirën e Kurtit,” pyeti Novaković.

    Ministri, Brratislav Gashiq i mohoi akuzat e Novakoviqit, duke theksuar se Goran Rakiq nuk ka vendbanim apo lidhje me Novi Sadin, por ndodhet në Mitrovicë me familjen e tij.

    Në prag të debatit, Novakoviq pyeti Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse në Novi Sad ka krime me vlerësimin se ai qytet është bërë “qytet i vrasjeve të pazbardhura”.

    “Ne kemi pasur katër vrasje të pazbardhura në vitet që janë pas nesh.” Është e turpshme. Deri kur do të jetë Novi Sadi një vend i vrasjeve të pazbardhura”, pyeti Novakoviq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark