×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri tregon se kur FSK-ja do të pajiset me flotën e parë të helikopterëve

    Insajderi
    14 November 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, njoftoi se helikopterët e parë për Kosovën do të blihen nga viti 2025-2028.

    Andaj sa i përket kësaj çështje, Maqedonci njoftoi se tanimë ka pilotë të certifikuar e të diplomuar për operimin e helikopterëve.

    “Ndërtimi i kapaciteteve ajrore parashihet të bëhet gjatë fazës së tretë. Në inventarin e pajisjeve të sistemit të armatimit dhe automjeteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, parashihen edhe helikopterët, pra është një flotë e helikopterëve, e që e cila parashihet të blihet gjatë fazës së fundit, e që është faza 2025-2028. Ne më herët kemi trajnuar dhe edukuar personel për të operuar jo vetëm me dronët, por edhe me pajisjet tjera, në këtë rast me helikopterët. Tanimë i kemi pilotët e certifikuar e të diplomuar për këtë çështje”, potencoi Maqedonci në Tëvë1

    Po ashtu, ministri i mbrojtjes tha se Kosova fillimisht do ta ketë flotën prej 4 helikopterëve, e që sipas tij, do të jenë multi-funksional.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark