×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Vitia reagon pas vdekjes se infermieres

    Insajderi
    14 November 2023 - 14:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas betejës më një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë infermierja Fitore Zenelaj nga Suhareka.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së saj.

    Në një postim në “Facebook”, Vitia është shprehur se gjallëria dhe dashamirësia që rrezatonte infermierja Zenelaj, “do të të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të”.

    “Njerëzit që luftojnë të paepur lënë pas frymëzimin për mosdorëzim. Fitorja do të jetë përjetë frymëzim i tillë. U pikëlluam thellësisht për largimin në amëshim të infermieres Fitore Zenelaj. Gjallëria, entuziazmi e dashamirësia që rrezatonte Fitorja do të mungojnë në jetët e të gjithë atyre që patën rastin të punojnë me të, të trajtohen nga ajo dhe ata që e kishin pranë në jetën e tyre. Ajo luftoi. Por mbi të gjitha Ajo i mësoi të tjerët si të luftojnë. Ndaj do të mbahet në mend e respektohet gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën!”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark