×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministri Vitia tregon si është gjendja shëndetësore e minatorëve të lënduar

    Insajderi
    17 January 2024 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditën e sotme ka ndodhur një aksident në minierën e Stantërgut, ku 12 minatorë pësuan lëndime të gjatë transportimit të acidit sulfurik në ambientet e punës. Lidhur me rastin ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

    Vitia tha se njëmbëdhjetë minatorë janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa dy të tjerë janë ende nën mbikqyrje të stafit mjekësor.

    Trembëdhjetë minatorët e lënduar në Minierën e Trepçës, kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Njëmbëdhjetë nga ta, pasi morën trajtimin shëndetësor janë liruar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerë të cilët kanë lëndime në sy, janë ende nën mbikqyrje dhe kujdesin mjekësor të mjekëve dhe infermierëve.“, tha ministri.

    Tutje, ministri tha se dy minatorët janë jashtë rrezikut për jetë, derisa iu uroi shërim e rikthim të shpejtë.

    Ata nuk kanë rrezik për jetën. Përgëzoj stafin shëndetësor të Spitalit të Mitrovicës që ishte në krye të detyrës dhe me profesionalizëm ofroi kujdesin shëndetësorë për minatorët e lënduar. Minatorëve të lënduar iu uroj shërim e rikthim të shpejtë në familje dhe në punën e vyeshme të Minatorit“, ka shkruar Vitia./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark