×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ministria e Arsimit hap konkurs për 33 inspektorë

    Insajderi
    08 April 2024 - 15:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë hapur konkurs për inspektor.

    33 insepkorët që do të pranohen mendohen të jenë nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Prizreni, Ferizaj, Gjilan dhe Gjakova.

    “Afati për aplikim do të jetë deri më datë 5 maj 2024. Deri tash, Inspektorati i arsimit ka funksionuar me vetëm 26 inspektorë të cilët mbulojnë të gjitha Komunat e Republikës e Kosovës. Vendimi për shtimin e numrit të inspektorëve për 33, është hap i rëndësishëm në funksion të qëllimit tonë për rritjen e cilësisë në arsim”.

    “Fokusi ynë si Ministri është që rekrutimi të bëhet sipas fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë. I inkurajoj të gjithë të interesuarit që të aplikojnë në këtë konkurs duke garantuar për proces të drejtë, transparent dhe vlerësim meritor”, ka thënë Nagavci. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark