Këtë javë, ka filluar procesi mësimor në shkollat e Kosovës. Por, që përveç ankesave për tekstet shkollore, shkollat si duket nuk janë pajisur as me ditar.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, tha se në shumë shkolla të Kosovës, në vend të ditarit është dhënë një letër e përkohshme.
“Në këtë gjendje janë ditaret e vlersimit në shumë shkolla të Kosovës. Fotokopie letra te perkohëshme. Ministria e Arsimit nuk ka arritë ti furnizoj shkollat me ditarë për këtë fillimvit.Qeveri e paaftë!“, shkroi Musliu.