×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Drejtësisë padit Komunën e Vushtrrisë

    Insajderi
    17 October 2018 - 09:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Drejtësisë ka paditur Kuvendin e Vushtrrisë për shkak se nuk ka përfillur rekomandimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që femrat të përfaqësohen me 50 për qind në Komitetin për Politikë e Financa.

    Ndonëse Ligji për Vetëqeverisjen Lokale e thotë qartë se në të gjitha organet e kuvendeve të komunave duhet të ketë 50 për qind përfaqësim të femrave, sipas Ligjit për Barazi Gjinore, Komuna e Vushtrrisë, e Prishtinës, e Dragashit, e Malishevës dhe e Deçanit e kanë shkelur ligjin.

    Në këto komuna në vend se të jetë 50 për qind, femrat në organet e legjislativit lokal përfaqësohen me vetëm 30 për qind.

    Këto komuna madje nuk kanë përfillur as urdhëresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, e cila ka urdhëruar komunat që t’i ndryshojnë përbërjet e Komitetit Politik e Financa, në mënyrë që femra të përfaqësohet me 50 për qind, shkruan gazeta Zeri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark