×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ministria e Financave realizoi vetëm 2 për qind të buxhetit për investime kapitale

    Insajderi
    10 April 2023 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Instituti GAP ka publikuar një raport në lidhje se si kanë realizuar ministritë buxhetin për investime kapitale gjatë vitit 2022.

    Më së keqi në këtë aspekt qëndron Ministria e Financave. Sipas GAP-it, kjo Ministri ka realizuar vetëm dy për qind të buxhetit.

    Më së miri është Ministria për Komunitete dhe Kthim me 98 për qind të buxhetit të realizuar, pasuar nga Ministria e Mbrojtjes me 96 për qind dhe ajo e Drejtësisë me 84 për qind.

    Sa i përket komunave, ato të Fushë-Kosovës dhe Prishtinës ka qenë më së dobëti me 26 përkatësisht 28 për qind të realizimit të buxhetit për investime kapitale.

    “Duke marr parasysh që viti 2022 ishte vit me inflacion të lartë e me OSHP jo funksionale, realizimi i investimeve në shkallën 60% mund të konsiderohet sukses. Por, ata që kanë performuar më së dobëti, Ministria e Financave dhe Komuna e Prishtinës, kanë qenë zhurmagjinjtë më të mëdhenj. Të tjerët/at që kanë punua, nuk kanë pasur kohë me u gjujt me statusa në Facebook”, ka shkruar Agron Demi nga GAP-i në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark