×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ministria e Hajdarit humb edhe një betejë

    Insajderi
    18 August 2023 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Komerciale ka aprovuar ankesën e Artmotion Sh.p.k. për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), agjenci kjo në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullim të certifikatës së biznesit.

    Në njoftim e Departamenti për Çështje Administrative është thënë: I. Aprovohet si e bazuar kërkesa e paditësit Artmotion Sh.p.k., për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve.

    “II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4608/01 i datës 01.08.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 346 i datës 22.06.2023 i nxjerrë nga Zëvendës Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, derisa Gjykata të vendosë me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Komerciale të Kosovës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark