![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Në “vazhdën” e skandaleve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, të udhëhequr nga Donika Gërvalla- Schwarz, këtë herë u bashkua edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë.
Ngatërrimi i flamujve në takime të rëndësishme me përfaqësues shtetesh nga Gërvalla ishte si veprim i njohur, por edhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani këtë radhë ngatërroi një flamur.
Në vend të flamurit të Sllovenisë, Osmani ditën e djeshme priti ministren e jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon me flamurin e Sllovakisë.
Por, ndryshe nga Gërvalla, e cila nuk u deklarua asnjëherë për lëshimet e saj, ose edhe kur u deklarua e mori me “qetësi”, Ministria e Jashtme e Maqedonisë këtë gabim e ka konsideruar si lëshim pa dashje dhe ka kërkuar falje.
“Edhe pse nuk mund të ketë asnjë justifikim për lëshimin, ministri me mirëkuptim e pranoi gabimin si të paqëllimshëm, pa asnjë ndikim në suksesin e takimeve dhe vizitës”, thanë nga MPJ.
Madje të njëjtit, në mënyrë që kjo të mos përsëritet, në të ardhmen nga atje njoftuan se do të forcojnë kontrollet e protokollit.